Përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë dhe autoriteteve lokale sot do të bëjnë inspektim të dëmeve nga moti i lig që dje e përfshiu rajonin e Resnjës.
Sipas informacioneve fillestare, reshjet e rrëmbyeshme të shiut dhe breshri shkaktuan dëme më të mëdha ndaj mbjelljeve bujqësore në fshatin Jankovec, si dhe në disa pjesë të fshatrave Zllatari dhe Sopotsko.
Vlerësimet do t’i bëjë Komisioni i formuar në maj nga Komuna e Resnjës. Afati i veprimit të tij do të vazhdohet dhe definohet sot, varësisht prej dëmeve dhe sipërfaqes së përfshirë.
Pas përfundimit të vlerësimit, do të vijojë procedurë për dëmshpërblim.
Ditëve të fundit nga moti i lig u përfshinë shumë vendbanime si komuna e Strumicës dhe Bosillovës, si dhe Mogilës.