Tiranë, 8 tetor – Austria dhe Danimarka insistojnë zbatim të planit të tyre për ndërtim të qendrave për strehim të emigrantëve, në vende të treta të cilat nuk janë anëtare të BE-së, posaçërisht në Shqipëri, njoftojnë mediat shqiptare.
Burime diplomatike kanë konfirmuar për mediat italiane se në këto kampe emigrantësh do të strehohen azilkërkues ndaj të cilëve është marrë vendimi përfundimtar për largimin e tyre nga territori evropian e që nuk mund të riatdhesohen në vendet e origjinës për shkak të mungesës së marrëveshjes mes palëve.
Një dokument i tillë i cili përmban konceptin e ngritjes së qendrave të emigrantëve në vendet e treta të cilat nuk janë anëtare të BE është prezantuar dhe më parë në Komitetin strategjik evropian për emigracionin.
Çështja për ngritjen e kampeve të emigrantëve në territorin e Shqipërisë ishte aktuale në qershor të këtij viti, por kryeministri shqiptar Edi Rama deklaroi se asnjëherë nuk do të pranojnë kampe të tilla në BE, për shkak se kjo reduktohet, siç tha, për “shkarkimin e njerëzve të dëshpëruar si një mbeturina toksike që askush nuk e do, askund”.
Shqipëria është e gatshme t’i ndihmojë BE-së tha atëherë Rama, por refuzoi që kampe të tilla të vendosen në vendin e tij, madje edhe në kuadër të inkuadrimit nëm Bashkimin Evropian.