Gostivar, 31 tetor – Reparti pediatrik në Spitalin e Gostivarit është në një gjendje të mjerueshme, këtë e dëshmojnë edhe pamjet dhe fotografitë e ardhura në redaksinë e Portalit InfoShqip ku mund të shohim se mungojnë kushtet më elementare, informon Infoshqip transmeton gazeta KOHA.
Qytetari i cili vizitoi ambientet e spitalit në Gostivar shprehu shqetësim të thellë për gjendjen me të cilën u ballafaqua, ai kërkoi që ky problem të publikohet dhe të informohet opinioni mbi situatën e rrëndë që ballafaqohen çdo ditë qytetarët e Gostivarit.
Në pamjet e mëposhtme duket qartë niveli i papastërtisë, mbeturina të hedhura kudo, insekte, rrëmujë që të bëjnë të mendosh se këto ambiente mund të jenë gjithçka tjetër dhe vetëm repart pediatrik jo, por fatkeqësisht këto janë ambientet ku trajtohen përditë fëmijët e Gostivarit.