Inovacioni i ekipit anglez, një stadium tërësisht prej druri

Dizajni fitues është zgjedhur për një stadium 5,000 vendësh për Forest Grin Rovers. Gati 50 dizajnë nga firma arkitekturore nga e gjithë bota kanë konkurruar si pjesë e kompeticionit për fushën e re të futbollit të klubit anglez. Pronari i klubit Dale Vince tha se dizajni fitues nga Zaha Hadid ishte përbërë tërësisht nga druri. Stadiumi do të jetë epiqendra e parkut të biznesit që vlen 120 milionë euro dhe që ka si temë sportin dhe teknologjinë. Në korrik, lista e dizajneve u shkurtua në dy kandidatë, arkitektët e Zaha Hadid, që kanë krijuar edhe dizajnin e Stadiumit Olimpik në Londër, dhe arkitektët e Glenn Howells. “Edhe Glenn Howells prodhoi një dizajn të mrekullueshëm dhe na impresionuan shumë. Si rezultat, ne do të punojmë me ta në disa projekte për të ardhmen”, shton Vince. Punimet mendohet se do të fillojnë në janar. Ekipi i Forest Grin Rovers momentalisht luan në Nailsworth.