Shkup, 9 tetor – Sa shpesh përdorni USB ose letra të lagura? A ka dikush që nuk ka provuar “sherry-tomatoes” ose nuk ka dëgjuar për unazë në zemër? Por a kemi pyetur se nga vijnë këto “produkte”, kush i ka “shpikur” dhe zbulime të kujt janë?
Përgjigja është, Izraeli.
“Shteti i shenjtë” biblik sot është qendër globale e teknologjisë së lartë. Me startap të teknologjisë së lartë për kokë banori nga çdo vend tjetër në botë, Izraeli ka rol udhëheqës në inovacion.
Nga hallka të ndryshme praktike që e përmirësojnë çdo ditë jetesën dhe kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit jetësor, përmes zgjidhjes kibernetike, deri te asistime medicinale futuristike që diagnostikojnë sëmundje për momentin. Ky është diapazoni në të cilën lëvizin “ngritjet” ultramoderne të Izraelit.
Vendi është një burim resursesh. Rreth 75 për qind e territorit të shtetit është shkretëtirë. Pothuajse nuk ka burime të ushqimit, ndërsa diskutabile është përdorshmëria e tokës. Nga ana tjetër edhe historia ka treguar jo-mëshirë. E ka mbledhur tatimin. Gjashtë milionë hebrenj janë vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Por asgjë nuk është dekurajuese, as edhe të prish ambiciet, dëshirën për shkencë, inovacion, zhvillim teknologjik dhe progres. Përkundrazi edhe më shumë e rrit dhe stimulon atë.
“Në Izrael, vendi me shumë pak resurse natyrore,e zbuluam resursin më të madh: kapitalin njerëzor i cili është pasuri më e madhe nga cilido resurs i Tokës. Kjo është fjalia e njohur e ish presidentit dhe kryeministrit Shimon Perez e cila po bartet nëpër gjenerata.
Izraeli ka startap në sferën e muzikës, në mbrojtje, po edhe në pjesën e “edukimit” të fëmijëve në shkollat fillore.
Nxënësit kanë mundësi në laboratorë të pajisur mirë, si në lodra, të punojnë me fizikantë, inxhinierë, të konstruojnë punë dhe pastaj edhe të garojnë ndërkombëtarisht duke nxitur dhe ruajtur aftësitë inovative dhe të sipërmarësisë.
Kultura hebreje ose fryma izraelite që e bën “vendin e shenjtë” një nga startap-kombet” udhëheqëse në botë? Me siguri edhe njëra edhe tjetra.
“Ndërtoni ëndrrat e juaja në realitet dhe investoni në kapitalin njerëzor, do të thonin disa të rinj izraelit të cilët jo moti e kanë mësuar leksionin, ndërsa forcat e tyre, në vend se në shtëpi “i matin” jashtë, në tregjet e Evropës, Kinës dhe SHBA-së.
A do të kemi kapacitet të fotografojmë ndonjë nga përrallat izraelite, të mësojmë diçka më shumë, ta pranojmë ndihmën që ky “startap- komb” udhëheqës na e ofron?
“Nëse nuk doni të lani enët në Evropë, bëhuni inovatorë. Ne jemi këtu t’u ndihmojmë”, ka porositur ambasadori izraelit Dan Orijan.