Inkuadrimi i Mali të Zi ndaj NATO-s nevojitet për shkak të përforcimit të kontrollit të Aleancës mbi Ballkanin, deklaroi sot ministri rus i Mbrojtjes, gjenerali Sergej Shojgu, në hapjen e Konferencës së Moskës për siguri ndërkombëtare, transmeton TASS.
Sipas Shojgut, NATO edhe më tej projekton forcë në afërsi të kufijve rus, duke tërhequr shtete të reja në sferën e ndikimit të tyre. “Vendimet e fundit për pranimin e Malit të Zi në NATO janë konfirmim i drejtpërdrejtë për këtë. Potenciali ushtarak i Malit të Zi është afër zeros, por pozicioni gjeografik lejon të përforcohet kontrolli mbi Ballkanin”, tha Shojgu.