Shkup, 21 dhjetor 2019 – Fryma e përfshirjes dhe e marrëdhënieve të mira fqinje që e stimuluan takimet për zhvillimin e bashkëpunimit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor solli më shumë përfitime me interes për qytetarët në rajon është një prej konstatimeve të takimit të tretë për zhvillimin e bashkëpunimit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor që mbahet sot në Tiranë.
Takimi, siç informojnë nga pres shërbimi qeveritar, filloi me pjesën e punës në të cilën kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentët e Malit të Zi dhe Serbisë Millo Gjukanoviq dhe Aleksandar Vuçiq e shqyrtuan progresin e zbatimit të katër lirive në rajon, të përcaktuara në dy takimet paraprake në Ohër dhe Novi Sad.
“Tragjedia e shkaktuar nga tërmeti në Durrës stimuloi mbështetje të ndërsjellë gjatë katastrofave natyrore dhe gjendjeve të jashtëzakonshme që të përfshihet si edhe një shtyllë në zhvillimin e bashkëpunimit në rajon dhe në këtë drejtim në shkurt në Beograd, institucionet kompetente të secilës prej vendeve të Ballkanit Perëndimor do ta nënshkruajnë dokumentin Protokolli i Durrësit për bashkëpunimin e drejtorive për mbrojtje dhe shpëtim”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.
Me stimulimin e nismës për bashkëpunim në rajon, shtohet përfunduan negociatat midis Republikës së Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe së shpejti do të fillojë ndërtimi i vendkalimit të ri kufitar Llojan – Miratoc, deri në takimin e ardhshëm të kësaj nisme në Beograd, drejtoritë doganore të Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë do ta nënshkruajnë marrëveshjen One Stop Shop për vendkalimin kufitar Qafthanë, siç e kemi me Serbinë në vendkalimin kufitar Tabanocë.
Liderët e vendeve pjesëmarrëse edhe në këtë takim, potencojnë, e riafrimuan qëndrimin se kjo nismë ka për qëllim ta përshpejtojë bashkëpunimin që të lehtësohet dhe përshpejtohet procesi i integrimit evropian të secilit prej vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe se ajo është e hapur për të gjitha gjashtë vendet e rajonit.