Një bodybuilder brazilian po rrezikon jetën pasi ka injektuar vaj në muskuj, përmasa e të cilëve ka arritur në 60 cm. Valdir Segato, tashmë tek të 50-tat prej kohësh ka injektuar në trup injeksione sintetike, pavarësisht rrezikut ndaj infarktit apo infeksioneve të ndryshme vetëm për të arritur qëllimin final; muskuj prej Hulku. Segato, nga Rio de Janeiro fillimisht është inspiruar nga fiziku i Arnold Schwarzenegger po tashmë duket se situata i ka ikur nga duart dhe format e tij kanë nisur të bëhen të çuditshme. Mjekët e kanë paralajmëruar se efektet e vajit që ka injektuar në trup janë vdekjeprurëse, që nga infarkti e deri tek infeksionet, por duket se 50-vjeçari s’ka nddërmend të ndalet.