Viten kalojnë, por klasi mbetet – Iniesta vazhdon të dhurojë spektakël edhe në Japoni.Vissel Kobe fitoi 1-0 ndaj Sagan Tosu, një ndeshje ku pa në fushë Iniesta, Villa dhe Podolski për vendasit, ndërsa Torres ishte kundërshtar i tyre. Përcaktues ishte goli i vetëm i shënuar nga David Villa.
Gjithsesi një moment që po bën gjiron e botës kur Andres Iniesta në fund të takimit u rrethua nga dy kundërshtarë në vijën anësore, por spanjolli tregon klasin e tij duke ia kaluar topin mes këmbëve me finte kundërshtarit dhe merr një faull duke mbyllur ndeshjen në fitore.