Andres Iniesta i ka befasuar të gjitha mediat që e pritën atë në aeroportin e Barcelonës. Presidenti Bartomeu njoftoi një parim të marrëveshjes për vazhdimësinë e tij në “Camp Nou”. Mirëpo, “La Mancha”, i cili e përfundon kontratën më 30 qershor, e ka mohuar atë. “Jo” ka thënë në mënyrë koncize dhe të qartë mesfushori i Barcelonës, duke ushqyer dyshime për të ardhmen e tij në klubin katalanas. Deri më tani, planifikimi sportiv i skuadrës së Barcelonës po vihet në shënjestër nga kritikat dhe polemikat. Iniesta është në skemat e Ernesto Valverde dhe ka marrë pjesë në dy ndeshjet kualifikuese të Spanjës, 72 minuta kundër Italisë dhe 90 minuta kundër Lihtenshtajnit.