Ndërsa Real Madrid do të vuajë mungesën e Toni Kroos në pjesën e mbetur të vitit 2016, edhe në “El Classico”, në “Camp Nou”, të shtunën e 3 dhjetorit, ka ende dyshime për Sergio Ramos, Pepe dhe Casemiro, trajneri Luis Enrique mund ta ketë gjithë grupin e lojtarëve të tij për ndeshjen e jashtëzakonshëm kundër ekipit të Zinedine Zidane. Kur ka mbetur më pak se një muaj nga ndeshja e parë e sezonit kundër të bardhëve, Gerard Pique, Jordi Alba dhe Aleix Vidal do të jenë në dispozicion të Barcelonës, që me rifillimin e La Liga, kundër Malagas. Ai që është më i prapambetur në këtë drejtim quhet Andres Iniesta, por ka pak gjasa që fantazisti katalanas të mos luajë “El Classico”-n e tij të 34-t.
Edhe pse në momentet pas ndërhyrjes së Enzo Perez ndaj tij, në ndeshjen Valencia-Barcelona, më 22 tetor, u përhap frika e më të keqes, diagnoza e dëmtimit foli për gjashtë deri në tetë javë jashtë fushave, për shkak të plagës së pjesshme në ligament kolateral lateral të gjurit të majtë. Pasi kaloi tremba ë madhe, Iniesta, me një humor të madh dhe optimizëm të admirueshëm, filloi të punojë për rikuperimin e tij. Që në fillim, as Iniesta dhe as trajnerët që punojnë me të nuk ishin nën presionin e rikthimit në këto gjashtë javë, vetëm për ndeshjen e madhe kundër Real Madridit. Ata llogarisnin tetë javë riaftësim, çka do të thoshte mosrikthim në fushë deri në vitin 2017. Megjithatë, gjuri i majtë është përgjigjur mirë dhe Andrés është duke i djegur etapat, në planin e tij të punës për ta kaluar dëmtimin.
Ka qenë vetë lojtari, ai që ka ndarë kënaqësinë e përparimit në riaftësim, përmes rrjeteve sociale. Të hënën publikoi një video nga puna e përditshme, rutinë. “Duke filluar me fazën e dytë të riaftësimit! Një hap më shumë,” – ishte “tweeted” i tij. Iniesta, gjithnjë e më i vetëdijshëm për trupin e tij 32-vjeçar dhe pas disa lëndimeve gjatë karrierës së tij, nuk ka ndërmend të nxitohet e të rrezikojë, por duket se do të jetë plotësisht gati të luajë kundër Cristiano Ronaldos dhe Real Madridit, më 3 dhjetor.
(Telesport)