Andres Iniesta vijon të na dhurojë perla nga Japonia, këtë herë ka qenë një asist i nisur nga këmbët e spanjollit. Në një distancë prej 50 metra 35-vjeçari nisi një top drejt mesfushorit Furuhashi, i cili arriti ta kontrollojë si duhet dhe goditi bukur dhe saktë nga jashtë zone duke tundur rrjetën.
🎦 ゴール動画
🏆 明治安田生命J1リーグ 第19節
🆚 湘南vs神戸
🔢 0-1
⌚️ 20分
⚽️ 古橋 亨梧(神戸)#Jリーグ#湘南対神戸
その他の動画はこちら👇https://t.co/JUEMOXumQp pic.twitter.com/biGilvcKfb
— Jリーグ (@J_League) July 14, 2019
Ky gol i shënuar në pjesën e parë, nuk mjaftoi për Vissel Kobe, sepse në të dytën skuadra vendase e Shonan shënoi plot tre gola të tjerë, duke përmbysur shifrat në 3-1. Në fushë për 90 minuta të plota luajti Iniesta dhe spanjolli tjetër David Villa.