Inicohet procedurë për tre persona të cilët e kanë shkelur orën policore në Gostivar

16

Shkup, 7 prill – Prokuroria e Gostivarit sot ka parashtruar propozime për lëshimin e urdhrave ndëshkues për tre persona të cilët nuk kanë vepruar sipas rregullave shëndetësore dhe me këtë kanë kryer vepër penale – Mosrespektim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë të nenit 206 paragrafi 1 të Kodit Penal.

Të akuzuarit në ngjarje të ndara penale ligjore kanë lëvizur në këmbë apo me automjet gjatë orës policore në Gostivar, gjegjësisht gjatë ndalesës për lëvizje të popullatës në territorin e Republikë së Maqedonisë së Veriut.

Për veprën e kryer penale, prokurori kompetent nga Gjykata kërkoi të akuzuarve t’u shqiptohet gjoba në para në lartësi prej 100 gjobave ditore.(koha.mk)

Comments are closed.