Shkup, 14 janar – Me 8 vota “Për” dhe një të përmbajtur, Komisioni për sistem politik e ka pranuar inicativën e Todor Petrovit për fillimin e procesurës për mbledhjen e nënshkrimeve për organizimin e një referendumi të ri për çështjen e emrit me pyetjen: “A jeni për Republikën e Maqedonisë së Veriut”?, informon Koha.
Iniciatori i inicativës për referendum të ri ka thënë se me iniciativën në fjalë qytetarët do ta verfikojnë vendimin e miratuar nga Parlamenti më 11 janar për ndryshimin e emerit në Maqedonia e Veriut.
“Me ndryshimin e Kushtetutës me amnadamentin 33 është tentuar që të ndryshohet emri në përputhje me marrëveshjen Dimitrov-Koxijas i cilii dejure nuk ekziston”, tha Petrov.
Ai u thirrë në referendumin e 30 shtatorit dhe konkluzionet e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, i cili sipas tij ka konstatuar se nuk është sjell vendim.
Iniciativa është në rregull dhe në pajtueshmëri me dispozitat ligjore, është ngritur me propozim të 179 qytetarëve dhe i plotëson të gjitha kushtet sipas Ligjit për referendum.
Deputeti Samka Ibraimovski vlerëson se prapa kësaj iniciative qëndronë VMRO-DPMNE.
“Nuk duhet të bëhen harxhime shtesë. Pas këtij propozimi qëndron VMRO-DPMNE”, tha Ibraimovski.
Nga ana tjetër, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Zoran Iloski, theksojë se iniciativa është në rregull dhe se nuk duhet të hapet debat, por deputetët të përqendrohen në atë se a është në rregull sipas ligjit inicativa.
Nëse kryeparlamentari, Talat Xhaferi jep mendim se iniciativa e Petrivit është në rregull, pasi që ta njoftojë Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, iniciatori ka afat prej 3 muajve që të mbledh nënëshkrimet. Nga ana tjetër, Petrov pret që procedura për mbledhjen e nënshkrimeve të filloi më 15 shkurt. (Koha.mk)