Nju-Jork, 29 maj – Tridhjetë vende, të kryesuara nga Kostarika dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), sot filluan iniciativë për ndarjen e mjeteve diagnostike, ilaçe dhe vaksina si “e mirë publike” në luftën kundër pandemisë globale të koronavirusit të ri.
“Vaksinat, testet, diagnostifikimi, trajtimi dhe instrumente të tjera të rëndësishme si përgjigje e koronavirusit duhet të jenë të qasshme për të gjithë si ”e mirë globale publike’”, ka thënë Karlos Alvarado, president i Kostarikas.
OBSH-ja shfaqi edhe shqetësim se vendet e pasura, që ndajnë shuma të mëdha parash për zhvillimin e vaksinave dhe ilaçeve kundër Kovid-19, do të “shtyhen në fillim të radhës”, pasi do të gjindet përgjigje negative e sëmundjes dhe prandaj e filloi iniciativën “Thirrje për aksion për solidaritet”.
Për momentin punohet në më shumë se 100 vaksina dhe ilaçe.