Klubi i Romës këtë vit po merr pjesë në një iniciativë shumë të veçantë, duke dashur të ndërgjegjësojë publikun për fëmijët e zhdukur në vende të ndryshme të botës. Për çdo lojtar që prezanton klubi italian, përkrah videos së tij në rrjetet sociale shfaqen edhe pamje të fëmijëve të zhdukur me raste prej vitesh.
Një iniciativë për të shtyrë publikun të dërgojë informacione nëse ka të tilla. Në një rast, duket se kërkimi ka pasur sukses. Sipas vetë klubit, një nga vajzat e publikuara në videon e prezantimit të Mert Çetin, një 15-vjeçare nga Londra e cila ishte zhdukur pak ditë më parë, ishte gjetur shëndosh e mirë.
Ndaj klubi ka hequr videon, e ka modifikuar atë duke hequr foton e vajzës së gjetur dhe duke rivendosur me emrat e tjerë që janë ende në kërkim. Një ditë më parë, në prezantimin e Zapakostës, në videon përkrah mbrojtësit ishin edhe emrat e tre shqiptarëve të zhdukur, mes të cilave edhe Bleona Mata.