Shkup, 3 prill – Për shkak të defektit rrugor të tubacionit F 200 milimetra në rrugën “Gjuro Gjonoviq” nr.49 në lagjen Maxhir Mahallë, nesër, pa ujë nga ora 9:00 do të mbesin konsumatorët e lagjes Maxhir Mahallë, Komuna Qendër. Ndërprerja në furnizimin me ujë, siç informohet nga QRMK Shkup, do të jetë deri në përfundimin e defektit.