[adning id="476476"]

Influencerja 19-vjeçare në Brazil arrestohet për shitje kokaine dhe marihuane

70

Gjatë ditës është një influencer në Instagram ndërsa natën një trafikante droge. 19-vjeçarja e quajtur  Lorraine Cutier Bauer Romeiro ka rënë në duart  e policisë. Sipas policisë së Sao Paulo në Brazil ajo u kap në qytetin e Barueri ku në shtëpinë  e saj ajo mbante të fshehur kokainë dhe marihuanë.

Bjondja e gjatë dhe e bukur është e famshme në rrjetet sociale. E reja bukuroshe numëron mijëra ndjekës në profilin e saj në Instagram.

Sipas autoriteteve braziliane, 19-vjeçarja bënte një jetë të dyfishtë pasi gjatë ditës ajo ishte  një influencer e njohur ku bukuroshja ndërvepronte me ndjekësit e saj në mediat sociale ndërsa gjatë natës zhvillonte aktivitetin kriminal së bashku me të dashurin e saj.

Në momentin që ajo u kap nga policia e reja kishte hequr veshjet elegante të modës që ekspozonte në Instagram pasi ajo mbante të veshura rroba të gjera dhe një bluzë me kapuç për të fshehur fytyrën .

E reja u kap në një lagje të qytetit Barueri e njohur për tregtinë e drogës dhe numrin e lartë të narkomanëve.