Qeveria amerikane ka akuzuar një spital në Vermont për shkelje të të drejtave civile të një infermiere duke e detyruar atë të ndihmojë në kryerjen e një aborti. Infermierja, e cila nuk është emëruar, tha që ajo i tha spitalit se nuk mund të merrte pjesë në ndërprerjen e shtatzënisë për shkak të besimeve të saj fetare.
Punëtorët shëndetësorë mbrohen nga ligji federal nga diskriminimi bazuar në besimet e tyre fetare ose morale. Universiteti i Vermont Qendra Mjekësore (UVMC) ka mohuar këto pretendimet.
Sipas një ankese të paraqitur nga avokatët e infermieres, ajo në fillim ishte mashtruar në lidhje me natyrën e procedurës. Kur asaj iu tha që ishte një abort, ajo pyeti nëse një anëtar tjetër i stafit mund të ndihmonte por kërkesa e saj u refuzua. Incidenti ndodhi në vitin 2017 dhe infermierja, e cila është katolike, nuk punon më në spital.