Shkup, 16 prill – Unioni i shoqatës së infermiereve kërkojnë që turni i natës të paguhet sipas orëve për kujdestari, e jo për turn të natës, siç parashikon neni 2016 nga Ligji për mbrojtje shëndetësore.
Kryetarja e Unionit të gjashtë shoqatave të infermiereve dhe të Shoqatës së infermiereve, teknikëve dhe mamive, Gordana Beshliovska, në konferencën për shtyp theksoi se sot këtë kërkesë e kanë parashtruar dhe për këtë kanë diskutuar me kryetarin e degës së Sindikatës për shëndetësi, Lubisha Karanfillovski, i cili tashmë ka filluar bisedime me Ministrinë e Shëndetësisë për nënshkrim të aneksit të Marrëveshjes kolektive në pjesën e punës së natës dhe kujdestarive.
Ajo theksoi se në Unionin e tyre janë të anëtarësuar mbi 5.500 anëtarë, por meqë nuk janë të organizuar në odë nuk kanë përfaqësues të tyrin juridik në bisedime. Elaboroi se sipas mënyrës aktuale të llogaritjes së turnit të natës ata marrin rritje të 65 përqindëve nga norma, ndërsa me rritjen e paralajmëruar 65 për qind nga norma, do të merrnin rritje vetëm 80 denarë, që thonë është e pranueshme.
Me probleme përballen edhe infermieret – koncesionere. Siç sqaroi Snezhana Spirovska, përfaqësuese e infermiereve – koncesionere, pas pensionimit të mjekëve – koncesionerë ata mbeten pa punë, ndërsa bëhet fjalë për punonjësve shëndetësore edhe me 30 vjet stazh pune. Kërkojnë që pjesa më e madhe e infermiereve – koncesionere të kthehen në Shtëpinë e shëndetit.