Shkup, 9 nëntor – Ministria e Shëndetësisë është posaçërisht e fokusuar në avancimin e statusit të personelit të plotë shëndetësor dhe për atë qëllim janë siguruar mjete dhe është mundësuar rritja e rrogave të punonjësve shëndetësorë prej pesë për qind këtë vit. Tashmë prej vitit të ardhshëm do të rriten mëditjet për kujdestaritë e mjekëve dhe infermiereve në klinika dhe në spitale.
Këtë e theksoi sot sekretari shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë, Vlladimir Milloshev në fjalimin gjatë takimit të ekspertëve në seksionin pediatrik të infermiereve pranë Shoqatës së infermiereve, teknikëve dhe obstetërve të Maqedonisë (SHITOM) me temë “Fëmijë të shëndetshëm dhe të përkujdesur – misioni ynë çdokund dhe çdoherë”.
“Edhe në të ardhmen do të vazhdojë bashkëpunimi i suksesshëm i Ministrisë së Shëndetësisë me Shoqatën e infermiereve, teknikëve dhe obstetërve dhe së bashku do të vazhdojmë të veprojmë për avancimin e kushteve për punë, si dhe të trajtimit të pacientëve më të rinj”, shtoi Milloshev.