Infektologu jep lajmin: Shërohen nga coronavirusi infermierja 62 vjeçare dhe 77 vjeçari nga Klina

30

Infektologu Valbon Krasniqi ka dhënë disa rezultate që kanë dalë së fundmi nga Klinika Infektive.

Krasniqi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se pavarësisht se COVID-19 është virus i ri, parashikimet janë që ai nuk do të le pasoja afatgjate te shumica e personave. “Pasoja mund të mbeten te personat që kanë pasur sëmundje tjera e sidomos të rrugëve të frymarrjes”, tha ai.

Infektologu mendon se virusi për një kohë të gjatë nuk do të rikthehet por sipas tij ende është pikëpyetje sa do të zgjasë.

Krasniqi ka dhënë edhe lajme të mira sa i përket virusit COVID-19.

“Sapo më erdhi lajmi se është shëruar infermierja e jonë e cila është infermierja më në moshë pra e moshës 62 vjeçare. Edhe 77 vjeçari nga Vitia është shëruar tashmë plotësisht”.

Infektologu ka thënë se në bazë të disa rezultateve vetëm një person rezulton sot i prekur nga coronavirusi.

Comments are closed.