Zbardhet misteri i mungesës së sulmuesit Rafael Leao në stërvitjet e Milanit. Sulmuesi portugez ka rezultuar pozitiv me Koronavirus dhe në këtë mënyrë është duke qëndruar në karantinë. Në një bisedë që Leao kishte me një mik në “Twitter” i ka treguar atij se është në karantinë, diçka që zbulon se ai është infektuar me Koronavirus. Milani respektoi protokollet shëndetësore dhe ndoqi udhëzimet në lidhje me privatësinë, prandaj dhe rasti i sulmuesit me Koronavirus nuk u komunikua nga klubi.
Portugezi është në gjendje të mirë dhe asimptomatik, teksa po pret tamponin e dytë, ndërkohë që pritet të jetë i gatshëm për Piolin në fund të muajit shtator ose në fillim të tetorit. Një telash ky për Milanin, që dy ditë më vonë do përballet ë raundin e dytë kualifikues në Ligën e Europës ndaj irlandezëve të Shamrok Rovers.