Infektime masive në Kinë nga bruceloza

23

Mijëra persona në Kinë janë prekur nga një sëmundje infektuese për shkak të një rrjedhjeje nga një fabrikë që prodhonte vaksina për kafshët. Autoritetet shëndetësore në Lanzhou kanë deklaruar se 3 245 persona kanë testuar pozitivë me brucelozë, një sëmundje bakteriale e shkaktuar nga kontakti i afërt me kafshë të infektuara ose produktet prej kafshëve. Bruceloza njihet ndryshe si ethet mesdhetare e shkakton përveç temperaturës edhe dhimbje koke, dhimbje muskujsh dhe lodhje.

Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA disa simptoma mund të zgjasin për periudha shumë të gjata, ndërsa disa të tjera, siç janë atriti apo ënjtja në organe të caktuara nuk zhduket kurrë. Autoritetet kineze nuk kanë raportuar për të vdekur për shkak të infektimeve me brucelozë. Për CDC-në amerikane kjo është e “rrallë”. Është zbuluar se një fabrikë biofarmaceutike për kafshët ka përdorur dezinfektantë të skaduar në vaksinimin e kafshëve për brucelozë. Kjo ka zgjatur mes Korrikut dhe Gushtit të vitit të kaluar. Mirëpo bakteret nuk ishin laruar prej asaj kohe dhe në fabrikë janë formuar aerozole që përmbanin bakterin.

Fillimisht mbetën të infektuar 200 persona në Dhjetor të vitit të kaluar. Prej asaj kohe kanë rezultuar pozitivë edhe disa studentë. Qeveria greke ka vënë në dispozicion 11 spitale publike në mënyrë që pacientët e infektuar të kontrollohen vazhdimisht. Bruceloza është sëmundje e njohur në Kinë, por për shkak të vaksinave ka shënuar ulje që prej vitit 1980. Në Europë rasti i fundit i shpërthimit të brucelozës ka qenë në Bosnjë në vitin 2008, kur rreth 1 000 persona u infektuan nga disa dele.

Comments are closed.