Infeksionet, shkaktarë të sulmeve në tru dhe zemër

Infeksione të tilla si inflamacioni i mushkërive dhe infeksionet e traktit urinar mund, në një periudhë prej tre muajsh pas infektimit, të rrisin rrezikun e sulmit në zemër ose goditje ishemike, sugjeron një studim i ri. Rreziku i zemrës dhe i sulmit në tru ishte më i lartë në dy javët e para pas infektimit.

Infeksionet shkaktojnë një reaksion inflamator në trup, kështu që shkakton prodhimin e qelizave të bardha të gjakut për të ndihmuar në largimin e infeksionit, por ky proces rrit adezionin e trombociteve dhe çon në mpiksjen e gjakut që mund të bllokojë rrjedhjen e gjakut në zemër ose tru. Sa më i rëndë të jetë një infeksion, edhe më i fuqishëm është përgjigja inflamatore ndaj tij, gjë që rrit rrezikun e ngjarjeve kardiovaskulare, thonë ekspertët.

Duhet theksuar se lidhja mes infeksionit dhe kardiakëve, dhe sulmit në zemër ose në tru ka të bëjë me të gjitha llojet e infeksioneve, jo vetëm inflamacion të mushkërive apo atyre urinare.