Presidenti i FIFA, Xhanni Infantino, mbrojti edhe një herë sistemin VAR, i cili përdoret për herë të parë në Kupën e Botës në Rusi, duke deklaruar se ajo po ndihmon në përmbushjen e vlerave kryesore të futbollit: ndershmëria, drejtësia dhe transparenca. “Futbolli është sporti numër një në botë dhe si i tillë kërkon që të mbrohet”, – tha Infantino, duke folur në konferencën “Sport dhe të ardhme” në Moskë. Udhëheqësi i futbollit botëror shtoi se FIFA duhet të shkojë në një fazë të re të zhvillimit, për të qenë “më moderne”, të punojë me botën e teknologjive digjitale: “Ndershmëria, drejtësia dhe transparenca janë vlerat kryesore të futbollit dhe këtu, VAR po luan një rol të rëndësishëm sot”, deklaroi presidenti i FIFA-s.