Çështja “Icardi” i kalon kufijtë e Italisë. Për marrëdhëniet e ngrira mes sulmuesit argjentinas dhe klubit zikaltër jep opinionin e tij edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, një tifoz i vjetër i skuadrës milaneze. Është pikërisht kjo arsyeja se pse eksponenti më i rëndësishëm i lëvizjes futbollistike por ndërhyn në këtë çështje të “brendshme”.
“Icardin do ta doja gjithmonë. Shpresoj që ai dhe Interi të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të jenë të lumtur të dyja palët.”
Infantino nuk mund të anashkalonte Wanda Naran dhe rolin e saj si menaxhere.
“Ne dhe UEFA po punojmë bashkërisht për një temë shumë të rëndësishme, që ka edhe ndikim etik. Çdo vit lëvizin 8 miliardë euro. Profesioni i menaxherëve duhet disiplinuar. Flitet shumë në Amerikë, në vendin e lirisë së shfrenuar, por atje ka lidhe të forta dhe burg. Në Europë jo. Është momenti për të ndërhyrë. Ndoshta me Interin jam më i rreptë se me skuadrat e tjera.”