Infantino: Futbolli nuk është prioritet, do të luajmë kur të jemi të sigurtë

12

Ndryshe nga UEFA që është e shqetësuar për kalendarët dhe me një presion të moderuar ndaj Ligave dhe Federatave kërkon mbylljen e sezonit, në FIFA duken më koherentë me situatën alarmante që shoqëron pandeminë e Covid-19. Me anë të presidentit Xhani Infantino, qeveria botërore e futbollit nuk vendos limite.

“Ka njerëz që vuajnë dhe njërëz që vdesin. Po ashtu, shohim që shumë të tjerë nuk e kanë kuptuar mirë situatën. Heronjtë e vërtetë janë mjekët. Kjo është si luftë”, ka vijuar presidenti i FIFA-s. Infantino kthehet sërish të flasë për futbollin, duke forcuar linjën e institucionit që drejton.

“Duam të kthehemi të luajmë, por tani prioritet është shëndeti. Në historinë tonë si të apasionuar, për herë të parë futbolli nuk është prioritet. E triushtueshme, por e vërtetë. Kalendari? Pyetje e bukur. Nuk mund të vemë në rrezik jetën e njerëzve për një ndeshje futbolli. Do të luajmë kur të mundemi, ndoshta në korrik, ndoshta në gusht”, është shprehur Infantino.

Comments are closed.