Inemuri – të qenët në gjumë, por prezent

Nuk është një dremitje dhe as një mungesë respekti karshi të tjerëve. Quhet “inemuri” dhe është praktika domethënëse e të qenët i pranishëm mes njerëzve edhe kur flihet. Kjo praktikë bën pjesë në kulturën japoneze dhe është, mjaft e përhapur në popullin aziatik, transmeton gazeta KOHA. Thuhet se japonezët nuk flenë kurrë duke iu referuar dedikimit të këtij populli për punën. Pastaj kur je në kryeqytetin japonez, Tokio është diçka plotësisht normale që të përplasesh me banorët atje që janë duke fjetur në shkallë, metro, e në mes të një mbledhjeje biznesi. Për perëndimorët kjo është diçka e çuditshme, por jo për vendasit, të cilët praktikojnë inemurin, një mënyrë të fjeturi unike në botë. Kjo fjalë japoneze do të thotë “të jesh në gjumë po prezent”. Kjo nënkupton aktin e të fjeturit kudo ku je, në një situatë publike pa e kthyer këtë situatë në një motiv sikleti.

Më specifikisht, ky term tani tregon të fjeturit në vendin e punës. Në Perëndim diçka e tillë konsiderohet si mungesë vëmendjeje apo impenjimi, kurse në Japoni ka totalisht një tjetër kuptim. Ai që praktikon inemurin nuk fle gjumë dhe as nuk po dremit, apo po bën një pushim të vogël. Më shumë ai e ka humbur betejën me gjumin, pasi ka dhënë gjithçka, dhe puna e ka konsumuar plotësisht. Këto minuta pushim që i janë vjedhur vrullit të ditës të mbushur plot  me punë, janë prova e prekshme sesa i lodhur është individi dhe sesa pak ai ka fjetur nga nata paraardhëse, si pasojë e punës së madhe. Modestia japoneze e ndalon që njeriu të ankohet, e për këtë arsye praktikimi i inemurit tregon sesa i dedikuar ai është për punën e tij. Ndryshe nga kompanitë perëndimore, ku nëse një person e zë gjumi kur kolegu i tij flet sjell reagime të ashpra dhe akuza për ofendim, në Japoni, ajo që ka më shumë rëndësi është që të jesh prezent. Akti i të qenët aty, justifikon mungesën e vëmendjes, pasi në fund të fundit, qepalla mbyllet si pasojë e punës së madhe.

Japan Daily Life

Kur jemi të lodhur, truri fle, edhe pa dijeninë tonë. Në të njëjtën kohë, inemuri kërkon që menjëherë të jesh i disponueshëm, kur situata e kërkon. Për këtë arsye, ai që e praktikon  shikohet në pozicione jonatyrale, sikur të ishte vigjilent. Kjo praktikë, ngjason me perceptimin perëndimor të njeriut që çohet shpejt në mëngjes e fle vonë në darkë, për të studiuar dhe punuar, në mënyrë që të bëjë përpara në karrierë e jetë. Në antikitet, samurajët konsideroheshin edhe më shumë virtuozë, nëse e ndërprisni gjumin dhe i dedikoheshin studimit. Në ditët e sotme është normale që t’i lejosh studentët që të studiojnë deri në natën vonë, edhe pse kjo përkthehet në mungesë gjumi, e cila duhet të kompensohet në ditët në vazhdim. Në Japoni, fjetja e prindërve me fëmijët e tyre deri në moshën kur duhet të nisin shkollën, konsiderohet plotësisht normale. Sipas popullit, kur fëmijët flenë me prindërit, bëhen më të fortë dhe më të pavarur kur rriten. Ndoshta për këtë arsye, fjetja në publik nuk konsiderohet më tabu.  Për më tepër që pas cunamit dhe tërmetit të 2011, u hapën streha dhe bunkerë për njerëzit e prekur nga këto shkatërrime natyrore, e fjetja në vende të përbashkëta e normalizoi edhe më shumë këtë gjë.