Industria e veshjeve i kushton shumë mjedisit

10

Moda e konsumit në industrinë e veshjeve është më ekonomike, por ama i kushton më shumë mjedisit. Në vit çlirohen në atmosferë 4000-5000 milionë tonë CO2, duke qenë kështu përgjegjëse për 8-10 % të ndotjeve globale. Madje 1/3 akumulimit të mikroplastikave në oqeane është si pasojë e sektorëve të veshjeve, këpucëve, aksesorëve, ndërsa ndikon 20% në ndotjen e ujërave në gjithë botën.

Po ashtu sektori i veshjeve prodhon çdo vit 92 mijë tonelata mbetje tekstile, ku përfshihen edhe ato që mbeten të pashitura, pra i gjithë malli stok. Kjo industri nga vitet ‘70 deri më sot ka njohur një zgjerim dhe rritje që ka ecur njësoj me rritjen e popullsisë botërore. Nga viti 1975 deri 2018, prodhimi ka kaluar nga 6 kilogramë në 13 kilogramë veshje për person. Rritja e kërkesës së veshjeve, ka disa faktorë, por më kryesori duket se është pikërisht se tregu është i pushtuar me ritme të shpejta nga produkte më çmime mjaft të lira dhe të aksesueshme. Kjo ndodhi që në vitet ‘90 me të ashtuquajturën Pret a Porter, apo Moda e Shpejtë, term ky i përdorur nga Nes York Times për herë të parë në vitin 1989 me hapjen e dyqanit të parë Zara.

Më parë në vitet ‘50, një familje mesatarisht shpenzonte 30% të buxhetit familjar për veshjen, në vitin 2009 u ul në 12%, ndërsa sot në Evropë prek vetëm 5% të shpenzimeve të një familjeje. Pra sot blihet më lehtë, më lirë, më shpejt, por ama kostot bien mbi mjedisin që na rrethon, rrjedhimisht mbi ne dhe Tokën.

Comments are closed.