Sportisi 22 vjeçar nga Tirana, Indrit Çullhaj ka bërë krenar së pari veten, familjen dhe sigurisht gjithë shqiptarët me çmimet dhe medaljet e shumta të fituara si xhudist. I ri, i pashëm, shumë punëtorë e plot pasion dhe synime. Indriti është një nga ato personazhe që punon dhe nuk kërkon vëmendje, por vëmendja e do atë. Në një bisedë për InfraRed të gazetës KOHA, sportisti i njohur vjen në një rrëfim ndryshe mbi veten dhe sportin që e ka shumë për zemër
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Ke pasur shumë suksese në xhudo, sa kampion e ndien veten?
Nuk ndihem kampion pa arritur ëndrrën time.
KOHA: Kujt ia dedikon këto fitore?
Familjes sime kryesisht nënës sime dhe krejt shqiptarëve kudo që janë.
KOHA: Je me fat që mban mbiemrin Çullhaj, a ka pasur dikush nga familja jote më herët që është marrë me këtë sport?
Jam krenar që mbaj këtë mbiemër dhe do isha më krenar të përmendet në gjithë botën, dy vëllezërit janë marrë me xhudo dhe babai im një simpatizant i thekur dhe një shtysë e madhe për sportin.
KOHA: Ti je stërvitur nga trajnerë të njohur, je i kënaqur nga instruksionet e tij, sepse meritë besoj është edhe e tij që ti sot je një kampion?
Është më se e vërtetë pa mësimet e trajnerit Driton Kuka nuk do isha këtu ku jam sot e kam aritur falë tij dhe trajnerit të Tiranës që është vëllai im Shkurt Çullhaj.
KOHA: Çfarë të ka mbetur akoma në mendje nga çasti kur ke dëgjuar emrin tënd si kampion?
Është moment ku sapo del nga ndeshja dhe thua më në fund ia arrita tashmë qetësohem dhe rregullohem.
KOHA: Cili ishte çelësi i suksesit në këto ndeshje?
Çelësi kryesor është puna e palodhshme që ushtrojmë rreth 6 orë në ditë.
KOHA: Më konkretisht, na trego diçka nga përballja në ring…
Kam pasur moment që nuk mundesha të luftoj po fjalët, stërvitja e fortë, motivimi nga njerëzit e mi ka qenë që të mos dorëzohem por të ec përpara.
KOHA: Xhudo, boksi dhe kikboksi janë disiplina të ndryshme por sa të ngjashme janë në të vërtetë?
Janë krejt të ndryshëm nga njëra tjetra, xhudo është sport olimpik dhe është artmarcial nga afër kurse karateja, boksi dhe kickboksi janë nga distance të largëta.
KOHA: Mua xhudo më është dukur shumë më agresiv si sport dhe besoj se edhe dëmtimet janë më të mëdha. Si ia dilni ju që merreni me këto sporte?
Kam pasur dëmtime si krisje brinjësh, shpatulla etj, pot ë vësh sport elitar do të thotë të mos heqësh dorë kollaj, sepse nuk jemi si gjithë njerëzit normal, ne jemi ndryshe sepse ne nuk fitojmë veten tonë.
KOHA: Sa ndeshje deri më tani ke realizuar, sa fitore e sa humbje, a mund të të quajmë si djali i fitoreve?
Kam gati 76 medalje të para ndërkombëtare e kombëtare e nuk mbaj mend sa jam ndesh pasi kam pasur shumë ndeshje të shpeshta.
KOHA: Jetën e shikon të lidhur me sportin e xhudos?
Pa xhudo do ishte një jetë boshe për mua.
KOHA: Çfarë ka në planet afatshkurtra apo afatgjata Indriti?
Planet janë sekrete, shpresoj që kur të realizoj të shprehem më lehtë.
SI ËSHTË INDRITI NË…?
– Një fushë ringu? I përqendruar dhe i patolerueshëm po kurrë që t’i nënvlerësoj këdo kundërshtar që më del para.
– Shtrat? diçka shumë private.
– Dush? Si gjithë sportistët.
– Në një studio fotografike? S’para bëj të shpeshta po të rralla sepse këto foto janë për njerëzit që më adhurojnë.
– Nw një klub nate? Nuk dal në klube të natës, nuk më pëlqen.
– Miqësitë e vjetra? Kam shumë miqësi të gjerë brenda dhe jashtë vendit e rrethin e besueshëm e kam të paktë.
– Flirte? Nuk filtroj shumë me femra pasi kam botën e sportit për të ndjekur si fillim, femrat aty janë kemi kohë për gjitha.