Me dorëzimin e të burgosurve ka përfunduar rebelimi dyditësh dhe kriza e pengjeve në të cilën jetën e humbën të paktën gjashtë persona në një nga burgjet më të mbrojtura në Indonezi, raporton Anadolu Agency (AA).
Rebelimin në burgun në ishullin Java Perëndimore e kryen 155 terroristë të dënuar ndërsa mbrëmë 145 të burgosur iu dorëzuan policisë pa kushte.
Ministri indonezian për Çështje Politike dhe të Sigurisë, Wiranto njoftoi se policia mbrëmjen e kaluar ka kryer operacion të gjerë në fund të të cilit u dorëzuan edhe 10 terroristët tjerë.
Zëdhënësi i policisë, Setyo Wasisto njoftoi se policët e marrë peng u liruan me sukses.
Burgu në të cilin ndodhi rebelimi i armatosur është i vendosur në vendin Depok dhe në të gjenden terroristë të burgosur të DEASH-it.