Janë deri tani 1.203 trupa të pajetë të gjetur mes Palu-së dhe Donggalas, në ishullin indonezian Sulawesi, i goditur të premten e shkuar nga dy tërmete dhe një cunami, me dallgët që arritën thuajse deri në 3 metra.
Lajmi bëhet i ditur nga autoritetet lokale të Kombeve të Bashkuara, duke saktësuar që bilanci është për fat të keq akoma provizor. Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë hapur gropa të mëdha të përbashkëta për më shumë se 1.000 viktima për të shmangut epidemitë.
Presidenti Joko Jokowi Widodo, ka autorizuar vendin që të pranojë ndihmën ndërkombëtare. Ndërkohë, rreth 1.200 indonezianë janë arratisur nga qelitë e burgut nga tri struktura ku qëndronin për të vuajtur dënimin në Sulawesi.
Një funksionar i ministrisë së Drejtësisë, ka thënë se “janë arratisur, sepse kishin frikë se do të goditeshin nga tërmeti, kjo është sigurisht një çështje jetë ose vdekjeje për të burgosurit”.