Xhakartë, 30 nëntor – Më shumë se 100 të burgosur kanë ikur nga burgu në pjesën perëndimore të Indonezisë pasi që i kanë mundur gardianët gjatë faljes së namazit, kumtoi sot policia lokale.
Gjithsej 113 kanë ikur mbrëmë kur të gjithë 720 të burgosur janë lëshuar nga qelitë që të marrin pjesë në faljen namazit, kumtuan autoritetet. Policia thekson e refugjatët, pjesa më e madhe e të cilën kanë qenë të dënuar për vepra me narkotikë, me siguri e kanë planifikuar arratisjen.
Ata e kanë kaluar rrethojën me tela duke përdorur dhe shufra metalike dhe kanë ikur përmes fushave me oriz.
Një gardian është lënduar lehtë, 26 të burgosur tashmë janë kapur, ndërsa policia është në kërkim të të tjerëve.