Indikatori i besimit në tregtinë me pakicë në tregtinë me pakicë në tremujorin e tretë të vitit është rritur për 0,2 për qind pika në krahasim me tremujorin paraprak dhe për 1,1 për qind pika në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2016, vlerësojnë drejtuesi e subjekteve afariste.
Sipas vlerësimit të tyre, gjendja ekonomike e subjekteve afariste në tremujorin e parë të vitit është më pak i volitshëm në krahasim me tremujorin paraprak, ndërsa me e volitshme në raport me tremujorin e tretë të vitit 2016. Pritet se do të jetë më i volitshëm në dy muajt e ardhshëm.
Siç informoi Enti Shtetëror për Statistikë, sasia e rezervave është zvogëluar në krahasim me tremujorin paraprak, ndërsa gjendja financiare në tremujorin e tretë të vitit është me e volitshme në raport me tremujorin e katërt të vitit 2016.
Vlerësimi për porositë e pritura për periudhën e ardhshme është se do të zvogëlohen, ndërsa numri i të punësuarve do të rritet. Çmimet shitëse në tremujorin e parë të vitit janë zvogëluar në krahasim me tremujorin e katërt të vitit 2016, ndërsa pritet zvogëlimi i tyre edhe në 3 muajt e ardhshëm.