Indianapolis hapi dyertë për fansat e automobilizmit

17

Edicioni i ri i Indikarit në Indianapolis, këtë vit do të zhvillohet me tifozë. Organizatorët e garës së famshme të automobilizimit kanë vendosur të hapin dyert, duke lejuar mbushjen e stadiumit në 40% të kapacitetit të tij. Pra, të pranishëm në këtë garë do të jenë rreth 135 mijë tifozë.

“Fansat janë gjithçka për ne dhe mezi presim që ata të jenë në stadium, për garën e 500 miljeve të këtij viti.

Ne kemi marrë të gjitha masat e nevojshme anti-Covid që ky event të zhvillohet brenda kushteve të kërkuara për shkak të pandemisë.

Për ne, përveç sigurisë së pilotëve, do të ketë shumë rëndësi edhe shëndeti e siguria e atyre që do të vijnë për të parë këtë garë unike në llojin e saj.

Ne ftojmë të gjithë fansat e kësaj gare që të vaksinohen sa më shpejt të jetë e mundur. Ne do të ofrojmë mundësi vaksinimi edhe në mjediset tona”, tha Daglas Boles, shefi i kësaj gare.