Më shumë se 800.000 vullnetarë indianë kanë dhënë ndihmën e tyre për të luftuar ngrohjen globale. Ata mbollën 50 milionë pemë, dhe pavarësisht se libri i rekordeve Guinness ende nuk e ka regjistruar këtë arrije, autoritetet zyrtare indiane kanë raportuar se vullnetarët kanë thyer rekordin e mbjelljes të më së shumti pemëve në një ditë të vetme. Ata punuan për 24 orë, duke mbjellë 80 lloje të pemëve. Kjo gjë ka ardhur si pjesë e një marrëveshje të cilën e ka nënshkruar India, ku ata shfaqin zotimin e tyre që ti shpenzojnë 6 bilionë dollarë për ta gjelbëruar 12 për qind të tokës së tyre. Indianët po shpresojnë që këto pemë do të përmirësojnë cilësinë e ajrit në vendin e tyre. Ajri i tyre radhitet në mesin e më të ndoturve në botë.