Në Beograd sot ka qëndruar nënpresidenti i Indisë Venkaiah Naidu.
Ai është takuar edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Aleksandar Vuçiq, pas takimit e ka falënderuar atë për “vendimin qartë të këtij vendi që ta përkrahë integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë dhe për mbështetjen që do t’i ofrojë Beogradit në forumet ndërkombëtare”, përcjell tanjug.
“India fuqishëm beson se çështja e Kosovës duhet të zgjidhet përmes rrugëve paqësore të konsultimeve dhe dialogut”, ka thënë nënpresidenti indian duke iu drejtuar deputetëve serbë në një seancë të veçantë të Kuvendit serb, transmeton lajmi.net.
India s’e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës dha Serbia vazhdon gjithnjë ta mendojë Kosovën në përbërje të vet.