Gjykata Supreme e Indisë vendosi se seksi homoseksual nuk është më vepër penale në këtë vend.
Vendimi i sotëm historik shfuqizon një gjykim të vitit 2013, që mbështeste një ligj të epokës koloniale, të njohur si seksioni 377, sipas të cilit, seksi i homoseksualëve është kategorizuar si një “vepër e panatyrshme”.
Ky ka qenë një nga ligjet më të vjetra në botë që ka penalizuar seksin e homoseksualëve dhe India ka hezituar ta përmbysë atë.
“Kriminalizimi i marrëdhënieve sensuale është joracional, arbitrar dhe dukshëm jokushtetues”, tha shefi i drejtësisë, Dipak Misra, gjatë leximit të gjykimit sot në Nju Delhi.