Nju Delhi, 30 qershor – India ka ndaluar dhjetëra aplikacione të bëra nga kompani kineze përfshirë edhe TikTokun (TikTok), ViÇet (WeChat) dhe disa aplikacione QQ dhe aplikacionin Baidu. Vendimin për bllokimin e 59 aplikacioneve kineze Pekini e vlerësoi si “shqetësim serioz” dhe “diskriminues”.
Ministria e Teknologjisë Informatike e Indisë e ka marrë këtë vendim “duke i pasur parasysh informacionet në dispozicion për t’u përfshirë në aktivitete që e dëmtojnë sovranitetin dhe integritetin e Indisë, mbrojtjen e Indisë, sigurinë e shtetit dhe rendin publik”.
Ndalesa vlen për gjithsej 59 aplikacione, duke e përfshirë Mi Community për Xiaomi dhe Mi Video Call.
Siç është rasti me shumë kombe të tjera, TikToku ka një biznes të madh në Indi. Aplikacioni për video të shkurtër ka më shumë se 200 milionë përdorues në atë vend, ndërsa kompania amë ByteDance pritet të tejkalojë 300 milionë deri në fund të këtij viti. Të gjitha aplikacionet janë ende të disponueshme në Apple App Store dhe Google Play.
“Krimi kompjuterik për përgjigje në raste emergjente (CERT-IN) gjithashtu ka marrë shembuj të shumtë nga qytetarët në lidhje me sigurinë e të dhënave dhe shkeljet e privatësisë që ndikojnë në problemet me rendin publik”, kumtoi qeveria.
“Ekziston një konsensus i fortë në sferën publike për të ndërmarrë veprime kundër aplikacioneve që e dëmtojnë sovranitetin e Indisë dhe privatësinë e qytetarëve tanë”, theksohet në kumtesën e qeverisë.
Vendimin për ndalesën e aplikacioneve kineze, të cilat disa media indiane i përshkruan si “fillim i një lufte digjitale”, vjen pasi më 15 qershor në përleshjet në Himalaje, në kufirin midis Indisë dhe Kinës u vranë 20 ushtarë indianë.