Një burrë është linçuar për shkak të dyshimit se ka vjedhur një lopë në Bihar të Indisë. Nëpunësi policor K.D Singh konfirmoi se 55 vjeçari Muhammed Kabul është vrarë në një fshat për shkak të pretendimit të vjedhjes së një lope.
Siç tha, është ngritur hetim mbi këtë rast dhe në rrjedhë është kërkimi për pjesëtarët e bandës që me shkopinj vranë personin. Mediat lokale publikuan videon në të cilën shihet se si Kabul lut pjesëtarët e bandës që të mos e vrasin. Megjithatë, ata e godisnin dhe e quanin: “Vjedhës”.
Në Indi lopa konsiderohet kafshë e shenjtë dhe vrasja e tyre me ligj është rreptësisht e ndaluar. Shumica e hindusëve nuk konsumojnë mish.