Nju-Delhi, 22 korrik – Të paktën 32 persona dje e kanë humbur jetën nga rrufeja në shtetin verior të Indisë, Utar Pradesh, njoftoi sot televizioni lokal NDTV duke shtuar se nga moti i lig janë lënduar edhe 13 persona.
Sipas televizionit, shumica e viktimave janë regjistruar në rajonet e qyteteve Kanpur dhe Fatehpur ku jetën e kanë humbur nga pesë persona.
Qeveria e Utar Pradesh kumtoi se familjeve të viktimave do t’u ndahet ndihmë.