Miliona njerëz kanë shkuar në vendin e bashkimit të lumenjve të shenjtë të Indisë, Gang dhe Yamuna, për festivalin “Kumbh Mela” – tubimi më i madhe i njerëzimit.
Të paktën 15 milionë njerëz pritet ta vizitojnë këtë vend vetëm në ditën e parë, ndërsa besohet se do të këtë 120 milionë vizitorë gjatë 49 ditëve.
Hindusët besojnë se larja në këta lumenj do t’i pastrojë mëkatet e tyre dhe do t’ju sjellë shpëtim.
Njerëzit e shenjtë ishin në mesin e të parëve që arritën mëngjesin e së martës.
Sadhu – ose asketët – hedhin hi në trupat e tyre kur dalin nga uji duke bërtitur “Har Har Gang” ose “Nëna Gang” e me pas vallëzojnë.