Policia në Indi arrestoi një burrë, i cili prej 3 vitesh mbante nënën e tij të vdekur në frigorifer. I dyshuari Subhabrata Majumdar mendohet se ka përdorur edhe preparate kimike për të ruajtur trupin e nënës së tij. Sipas autoriteteve, ai është shprehur se besonte se nëna e tij do të ringjallej nëse trupi ruhej. Oficeri i policisë i tha BBC se gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur edhe disa revista për ruajtjen e trupit të të vdekurve dhe ringjalljen. Nëna e tij ka vdekur në prill të 2015 dhe që prej asaj kohe ruhej në frigorifer nga i biri.