Uashington, 22 janar – Demokracia në Maqedoni sipas Indeksit më të ri për vitin 2019 të javores “Ekonomist” është përmirësuar për një vend dhe tani gjendet në vendin e 77-të me 5,97 pikë, menjëherë pas Singaporit. Shkalla është prej zero deri në 10.
Vendi gjendet në kategorinë “regjime hibride” i cili përfshin 22,2 për qind nga numri i të gjitha shteteve, me 16 për qind nga popullata e përgjithshme e të gjitha 167 shteteve të përfshira.
Rejtingu bazohet në kombinim nga vlerësimet të ekspertëve dhe rezultateve nga sondazhet në këto vende. Merren pesë tregues kyç që tregojnë në situatën e demokracisë në shtetet edhe atë procesi zgjedhor, transparenca e pushtetit, pjesëmarrja në jetën politike , kulturën politike dhe nivelin e lirive qytetare.
Raporti i “Ekonomist”-it, i titulluar “Viti i regresioneve demokratike dhe protestave popullore”, në përmbledhje i ndan vendet në katër kategori sipas llojit të regjimeve – “demokraci të plota”, “demokraci jo të plota”, “regjime hibride” dhe “regjime autoritare”.
Përveç Maqedonisë së Veriut, në kategorinë “regjime hibride” nga rajoni janë Shqipëria, e cila është dy pozita më poshtë se vendi ynë (vendi i 79-të), Mali i Zi (vendi i 84-të) dhe Bosnje e Hercegovina (në vendin e 102-të).
Në kategorinë “demokraci jo të plota” janë Kroacia me 6.57 pikë dhe është në vendin e 59-të, ndërsa Serbia me 6,41 dhe është në vendin e 66-të, ndërsa Sllovenia mbetet në vendin e 36-të me 7,5 pikë.
Greqia gjithashtu është në kategorinë e “demokracive jo të plota” dhe gjendet në vendin e 39-të pa ndryshime.
Në majë të Indeksit të demokracisë së “Ekonomist”, si edhe deri më tani janë vendet nordike. Sipas renditjes e para është Norvegjia (9,87 pikë), më pas Islanda (9.58) e treta është Suedia (9.39) e katërta është Zelanda e Re (9,26). Finlanda sivjet është në vendin e pestë me 9.25 pikë, përmirësim për tre pozita. Në Indeksin për demokraci i cili zbatohet nga viti 2006, si çdoherë në vendin e fundit është Koreja e Veriut.(koha.mk)