Sarajevë, 28 korrik – Përfaqësuesi i lartë për Bosnjë e Hercegovinën, Valentin Incko sot shprehu bindjen se është shumë e drejtë të imponohet ligj me të cilin ndalohet mohimi i krimeve të kryera të luftës në BeH, por është i shqetësuar për situatën në vend dhe ju bëri thirrje qytetarëve të ndikojnë mbi këtë me votën e tyre në zgjedhje.
Incko po e lë funksionin në BeH, të cilën e kreu për 12 vite me radhë, më 1 gusht dhe do të zëvendësohet nga politikane kontrovers gjerman, Kristijan Shmit.
Javën e kaluar Incko imponoi ligj me të cilin mund të sanksionohen deri në pesë vite burgim personat të cilët mohojnë krime lufte ose t’i glorifikojnë autorët e tyre.
“Një ligj i mirë vendor do të ishte zgjidhja më e mirë por nuk erdhi deri te kjo. Erdhi drejt eskalimit dhe glorifikimit të kriminelëve të luftës me përmasa më të mëdha. Unë ndërgjegjen e kam të pastër”, tha diplomati austriak.
Ai tha se është koha tani që problemet në BeH të zgjidhen shpejtë, përfshirë edhe ndryshimet në ligjin zgjedhor.
Megjithatë, theksoi se më e rëndësishme është të eliminohet diskriminimi i qytetarëve në procesin zgjedhor në bazë të përkatësisë së tyre etnike ose vendit të banimit, që përmbahet në të gjitha aktgjykimet e Gjykatës Evropiane për të Drejta të Njeriut.
“Është e palejueshme çdo qytetar në BeH të mos mund të kandidohet për çdo pozitë (në pushtet)”, tha Incko.
Ai i rekomandoi trashëgimtarit të tij Shmit t’i drejtojë të gjitha angazhimet e përforcimit të qeverisjes të së drejtës në BeH.