Shkup, 6 korrik – Incizime nga biseda telefonike midis bartësit të listës së VMRO-DPMNE-së në Njësinë zgjedhore 4, Igor Janushev dhe ish-ministrit të Transportit, Mile Janakieski u publikuan sot në Jutjub kanalin e “Ripërtërirje e Regjimit”.
Në pesë audio “bombat” e reja dëgjohen zërat e Janushevit dhe Janakieskit. “Bombat” u publikuan në kanalin Jutjub “Ripërtërirja e Regjimit” nën titujt e mëposhtëm: “Janushev 4 fluturime çarter për DPMNE”, “Rezervoni nëse është e nevojshme dhe bosh le të jetë”, “Janushev dhe Mile 190 mijë euro Beton të paguajnë”, “Çmimet t’i kthejnë të dielën pasdite” dhe “Asgjësim të dokumenteve Igor Janushev”.
Në njërën prej incizimeve, Janakievski pyet për disa dokumente, për të cilat Janushev i përgjigjet se gjithçka është në rregull, që dokumentet duhet të asgjësohen.
Në incizimet dëgjohet se si ata bisedojnë për organizimin e fluturimeve çarter nga Treviso dhe Cyrihu. Bashkëbiseduesit diskutojnë për çmimin e fluturimeve që i organizojnë.
“Igor, ju rezervoni dy aeroplanë, nëse është e nevojshme i dyti edhe bosh le të jetë”, thotë Janakieski, ndërsa Janushev i thotë se kjo është plus 150 mijë euro.
Në incizimet dëgjohet se si ata flasin për datat se kur fluturimet çarter do t’i dërgojnë dhe kthejnë pasagjerët.