Shkup, 26 mars – Në Gjykatën Penale në seancën e sotme për lëndën “Ryshfet” duhet të lëshohet incizimi i plotë për këtë rast, ku është i akuzuar kryeministri Zoran Zaev
Gjykatësi Darko Todorovski ka vendosur ta pranojë kërkesën e Zaevit dhe avokatëve të tij incizimi të lëshohet në seancë ku do të jetë prezent edhe opinioni.
Seanca e kaluar u për “Ryshfetin” u shty sepse në Gjykatë nuk pati mundësi teknike për prezantimin e incizimit të tillë.
Zaev dhe avokatët e tij kërkuan nga Gjykata të mos përjashtohet opinioni kur do të shikohet incizimi në gjykatë, sepse vetëm prezantimi publik do të mund të kthejë një pjesë të nderit dhe autoritet të humbur të kryeministrit.
Si kryeministër dhe kryetar i LSDM-së, siç tha Zaev, kërkon që incizimi të jetë transparent deri në fund dhe prezantimi publik që të munden qytetarët të kenë përshtypjen e tyre për atë çfarë ka ndodhur dhe në fakt për çfarë është bërë fjalë.
Zaev akuzohet se si kryetar i komunës së Strumicës ka kërkuar ryshfet prej rreth 160.000 eurosh prej biznesmenit të Strumicës, Ivan Nikollov Saçavliev për legalizimin e tokës ndërtimore.