Incidente para ambasadës së SHBA-së në Athinë

28

Athinë, 3 qershor – Me incident përfundoi protesta në Athinë në shenjë mbështetjeje të demonstratave në SHBA, të organizuara nga shoqata dhe organizata anarkiste, të majta dhe antiraciste.

Incidentet ndodhën para ambasadës amerikane, që ishte edhe destinacioni i fundit i protestës. Disa nga protestuesit, fytyra të reja të maskuara e sulmuan policinë me kokteje molotovi dhe gjësende të ndryshme, të cilave njësitë speciale të policisë iu përgjigjën me gaz lotsjellës.

Incidentet zgjatën shkurtë, më pas situata u qetësua. Ambasada e SHBA-së në Athinë ishte nën siguri të madhe të policisë, ndërsa filluan protestat para parlamentit grek.

Comments are closed.