Athinë, 18 nëntor – Incidente serioze kanë ndodhur mbrëmë vonë, pas përfundimit të marshit protestues në Athinë për shënimin e 45 vjetorit të betejës kundër juntës ushtarake.
Protesta masovike nga Fakulteti politeknik, i cili është simbol i betejës studentore në vitin 1973, deri tek Ambasada e SHBA-së në Athinë përfundoi qetë, por më pas vijuan incidente në lagjen e Athinës Eksarhija, që vlen si vend takim i anarkistëve, por edhe lagje ku gjendet Fakulteti politeknik.
Disa grupe të personave të maskuar e sulmuan policinë me koktej molotov, drunj, gurë, ndërsa dogjën edhe shporta të mbeturinave. Forcat speciale policore u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës, shok bomba dhe topa me ujë, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina.
Në incidentet që zgjatën pothuajse katër orë, u shkaktua dëm material, policia arrestoi 19 persona, ndërsa jozyrtarisht janë lënduar dy policë, ndërsa një grupi i personave të maskuar e kanë djegur flamurin grek.
Sulmet ndaj policisë me koktej molotov dhe materiale piroteknike ka pasur edhe nga objekti i Fakultetit politeknik në të cilin kishte një grup të madh të personave të rinj.
Policia hodhi gaz lotsjellës dhe shok bomba, por u përgjigj edhe me topa uji nga automjeti special të policisë greke.
Paraprakisht në fund të marshit protestues, incidentet kanë ndodhur edhe në afërsi të ndërtesës qendrore të policisë greke, ku u arrestuan tetë persona.
Në marshin nga Fakulteti politeknik deri tek Ambasada amerikane morën pjesë edhe ministra dhe deputetët të SYRIZA-s, midis të cilëve edhe ministri i Politikës digjitale Nikos Papas, ministri alternativ i Mbrojtjes Panajotis Rigas dhe sekretari i partisë Panos Skurletis. Në momentin ku arritën para Ambasadës së SHBA-së, disa persona të panjohur, ndaj tyre hedhën shishe me ujë, kafe në gota plastike dhe vezë, por pasionet shpejtë u qetësuan.
Në Selanik dhe Patra, njëjtë si në Athinë, kanë ndodhur incidente me grupe të personave të maskuar, gjatë protestave për shënimin e 45 vjetorit nga beteja studentore.
Në Selanik, sipas mediave lokale, pas marshit, personat e maskuar e kanë djegur flamurin e Bashkimit Evropian dhe janë përleshur me policinë para Fakultetin politeknik, ndërsa është shkaktuar edhe dëm material në dyqane.
E ngjashme ishte situata edhe në Patra, me koktej molotov dhe gaz lotsjellës në incidentet midis personave të maskuar dhe policisë, ndërsa policia ka arrestuar të paktën pesë persona.
Pothuajse çdo vit më 17 nëntor, dita kur shënohet përvjetori nga beteja studentore kundër juntës, marshi protestues përfundon qetë, por vijojnë incidente midis personave të maskuar, të cilët ndoshta janë anarkistë.